Bashkimi i Sindikatave të  Pavarura të Shqipërisë ( BSPSH) është organizatë vullnetare  gjithëkombëtare e themeluar për të realizuar përfaqësimin e punonjësve  shqiptarë në mbrojtje të interesave të tyre social ekonomike.
BSPSH  përfaqëson interesat e anëtarësisë në kushtet e pluralizmit politik pa  marrë parasysh përkatësinë nacionale, të racës, gjinisë, bindjeve  politike e fetare.
BSPSH është themeluar më 11.03.1991, si pjesë  aktive e ndryshimeve politike në vendin tonë. Ajo ka qenë një ndër  institucionet e para demokratike të vendit, që ka luajtur një rol të  rëndësishëm në përmbysjen e diktaturës komuniste, vendosjen e  pluralizmit dhe fitoren e pushtetit demokratik.
Për të shkarkuar të plotë Statutin klikoni link-un e mëposhtëm:
Statuti i BSPSH-së.
