KONGRESI
Kongresi është organi më i lartë i BSPSH dhe normalisht mblidhet çdo 5 vjet. Të drejtën për të shpallur thirrjen e kongresit të radhës e ka Asambleja Kombëtare e BSPSH-së, e cila shpall atë jo më vonë se dy muaj para mbajtjes së tij.Kongresi i BSPSH-së shpall fillimin e punimeve me pjesëmarjen e 2/3 të delegatëve të vërtetuar nga komisioni i mandateve.
DETYRAT
- Kongresi i BSPSH analizon veprimtarinë e BSPSH për periudhën përkatëse, gjendjen dhe zhvillimin e strukturave përbërëse të saj, situatën social – ekonomike e politike të vendit, përcakton platformën dhe politikat prioritare dhe jep orientimet themelore për katër vitet e ardhshme.
- Zgjedh Presidentin e BSPSH.
- Miraton strukturen perbërëse të Asamblesë Kombëtare të BSPSH-së.
- Miraton Komisionin e Interpretimit dhe Zbatimit të statutit.
- Miraton Komisionin e Kontroll Revizionit.
- Miraton ndryshimet e Statutit të BSPSH-së.
- Shpall kur e sheh të pashmangshme shpërbërjen e BSPSH-së.