Më datë 19 Mars 2012 u mblodh Këshilli Kombëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ku u diskutuan situatat aktuale sociale të punëtorëve shqiptar dhe masat që po ndërmerr BSPSH .
Po në këtë mbledhje Presidenti i BSPSH , zoti Gëzim Kalaja i propozoi Këshillit Kombëtar për të caktuar datën 22 Mars , Ditën e Rinisë Sindikaliste të BSPSH .
Kjo datë përkon me kontributin e madh të BSPSH –së për fitoren e demokracisë dhe ndarjen përfundimtare nga diktatura komuniste .
Data 22 Mars si Ditë e Rinisë u sanksionua edhe në Statutin e BSPSH-së dhe do të shërbejë si një datë përkujtimore që do të shoqërohet me veprimtari dhe objektiva konkrete për rininë e BSPSH .
Më datë 22 Mars në mjediset e Hotel Tropical në Durrës u zhvilluan një sërë aktivitetesh me të rinj nga të gjitha rajonet e Shqipërisë .
Në mënyrë sinjifikative u zhvillua një marshim rinor me temë “Drejt një të ardhme me punë të denjë e paga të denja “.
Një sindikalist i moshuar , nismëtar i krijimit të BSPSH –së i dorëzoi stafetën dhe simbolet e BSPSH , Forumit të Rinisë.
Në këtë ditë nga Departamenti i Edukimit të BSPSH –së u zhvillua me të rinjtë pjesëmarrës një temë me logon : Të ruajmë jetën.
Me këtë rast u zhvillua një seminar mbi zbërthimin e Kodit Praktik të ILO-s mbi HIV- AIDS dhe botën e punës.
Mbas aktiviteve u zhvillua një mbasdite festive.