Tiranë, 2 Prill 2012
Në këtë veprimtari u trajtuan disa probleme që kanë të bëjnë me historikun e hartimit të Kartën e të Drejtave Themelore Evropiane , përmbajtjen e saj, si dhe përcaktimet që përmban kjo Kartë për Parimin e Solidaritetit. Gjithashtu, nga pjesëmarrësit u diskutua për përgatitjen e një Plani Avokues në ndihmë të forcimit të rolit të sindikatave dhe kontributit të tyre në njohjen e legjislacionit evropian për çështjet sociale dhe të drejtat e punëtorëve, të cilat burojnë nga zbatimi i Kartës së të Drejtave Themelore Evropiane. Në këtë veprimtari u bënë diskutime të situatës reale në Shqipëri dhe rolin esindikatave për të rritur ndjeshmërinë e tyre ndaj problemeve sociale që influencojnë edhe në plotësimin e kritereve të Shqipërisë për t’u pranuar si kandidate në BE. Në këtë trajnim merrnin pjesë 11 përfaqësues nga federatat dhe departamentet e BSPSH.
SEMINAR I PËRBASHKËT ME SHOQËRINË CIVILE, INSTITUTI AGENDA