”Roli i partnerëve socialë, punëdhënës dhe punëmarrës, si dhe i Qeverisë i ndikuar nga efektet e krizës botërore, pasojat e së cilës janë një kërcënim serioz për ekonominë shqiptare”.

Print
Në Tiranë veprimtaria u zhvillua në datën 19 prill 2012 ndërsa në Korçë, më 20 prill 2012

Në këto seminare u trajtuan problemet e krizës financiare globale, pasojat e saj në ekonominë botërore dhe gjendja aktuale e treguesve financiarë, veçanërisht në Evropë dhe vendet e rajonit si Greqi, Itali etj, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në analizën e riskut dhe treguesve ekonomikë e financiarë të ekonomisë shqiptare.Gjithashtu, u trajtuan probeme të rritjes së rolit të sindikatave, në njohjen e strategjisë aktuale të BSPSH-së për nënshkrimin e kontratave kolektive të punës, për të rritur bashkëpunimin me punëdhënësit nëpërmjet rritjes së ndjeshmërisë sociale në kushtet e krizës, duke u ndalur në zbërthimin e rekomandimeve të PERC-ut për detyrat e sindikatave në kushtet aktuale .
Në këto seminare morrën pjesë 62 sindikalistë, kryesisht kryetarë të sindikatave të ndërmarrjeve dhe anëtarë të këshillave drejtuese nga federatat e Minierave, Arsimit, Tipografisë, Artit , SPILT, Kimisë, Ushqimit , Ndërtimit, Punonjësve Civilë të Mbrojtjes etj.Për të nxitur debatin dhe pjesëmarrjen aktive të sindikalistëve, në të dy aktivitetet u zhvillua edhe punë në grup,me kërkesën e parashikimit të masave të nevojshme që duhet të ndërmerren nga çdo partner social në kushtet aktuale të krizës ekonomike: Grupi i parë, ishte në rolin e Qeverisë; Grupi i dytë,ishte në rolin e punëdhënësve dhe Grupi i tretë, në rolin e punëmarrësve. Qëllimi i kësaj pune në grup ishte që pas parashtrimit të masave nga secili grup, të zhvillohej një dialog social konsruktiv, midis partnerëve, për të arritur në konkluzione të përbashkëta për masat efektive që duhet të ndërmerren.
Pjesëmarrësit në seminar u përshëndetën edhe nga Presidenti i BSPSH-së, zoti Gëzim Kalaja, i cili u ndal në mënyrë të veçantë në strategjinë dhe përpjekjet e BSPSH-së për të ndërtuar një dialog sa më konstruktiv me partnerët socialë, e sidomos me Qeverinë për të ruajtur stabilitetin ekonomik, mbrojtjen  e vendeve të punës, të nivelit të pagave dhe çmimit të energjisë elektrike.

SEMINARE RAJONALE ZHVILLUAR NË RRETHET TIRANË DHE KORÇË FINANCUAR NGA FONDACIONI FRIEDRICH EBERT  STIFTUNGl