Roli i sindikatës si një element i domosdoshëm dhe tregues për demokracinë e një vendi në negociatat me BE për aderimin e Shqipërisë në familjen europiane.

Print
Veprimtaria u zhvillua në  datën  21 Maj   2012, në Shkollën e Sindikatave të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të BSPSH-së.

8-Maj-2012Në këtë seminar  morrën  pjesë  30 sindikalistë, kryesisht   kryetarë të federatave dhe anëtarë të këshillit drejtues të sindikatave të Prefekturës së Tiranës.
Në këtë veprimtari, pjesëmarrësit u njohën me një historik të shkurtër të krijimit të Bashkimit Evropian, me konkluzionet e raportprogresit të BE –së për sindikatat  si dhe rolin që  luan BSPSH  në zhvillimin e dialogut social me qeverinë si normë demokratike dhe strategji e sindikatës për rritjen e rolit të saj si faktor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.  

Në këtë veprimtari merrte pjesë  edhe  Presidenti i BSPSH-së, zoti Gëzim Kalaja, i cili u ndal në mënyrë të veçantë në strategjinë e BSPSH-së për të ndërtuar një dialog sa më konstruktiv me partnerët socialë, në nivel qëndror  si dhe  me përpjekjet e bëra  për respektimin e Paktit të Mirëkuptimit  nga Qeveria.
Gjatë trajtimit të temave dhe diskutimit të pjesëmarrësve u evidentua roli i sindikatës në një vend demokratik dhe dialogu social si normë dhe kërkesë e BE-së. Gjithashtu u ndalëm në 12 kërkesat e BE-së për pranimin e Shqipërisë si vend kandidat dhe ku ajo e sheh veten e saj si faktor i rëndësishëm lidhur me marrëdhëniet e punës, si dhe problemet sociale të punëtorëve shqiptarë.

SEMINAR RAJONAL  I  ZHVILLUAR NË RRETHIN E TIRANËS FINANCUAR NGA FONDACIONI FRIEDRICH EBERT  STIFTUNG