Lidhur me anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare ju informojmë se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë është anëtare me të drejta të plota i ITUC dhe anëtare me të drejta të plota në PERC.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mban lidhje të vazhdueshme dhe kryen aktivitete të përbashkëta me ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës në Gjenevë dhe në zyrën rajonale të kësaj organizate në Budapest).
Përsa i përket Komiteteve tripalëshe:
- Jemi të përfaqësuar me pesë anëtarë në Këshillin Kombëtar të Punës, kemi edhe nënkryetarin e KKP
- 1 Anëtar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit
- 1 Anëtar në Bordin e Sigurimeve Shoqërore
- Në të gjitha komisionet e Këshillit Kombëtar të Punës përfaqësohemi me nga 1 anëtar.
- Në këshillin lokal të zyrave të punës vendore.
- Në zyrat e Pajtimit 1 anëtar.
Në Asamblenë Kombëtare përfaqësohen të gjithë të mandatuarit duke filluar nga kryetar seksioni deri në forumet drejtuese të çdo federate dhe rrethi.
Federata e aderuar në BSPSH gëzon të drejtën e përfaqësimit në Këshillin Kombëtar të BSPSH-së me të drejta të plota. Strukturat e Federatës në bazë, nevel seksioni apo nd/jeje ( kur nuk ka seksion) gëzojnë të drejtën e anëtarit të Këshillit të Rrethit apo Prefekturës. BSPSH nëpërmjet forumeve të saj të zgjedhura dhe administratës mbështet të gjitha veprimtaritë sindikale të federatave që zhvillohen në qendër ose në rajone të ndryshme. Ajo nëpërmjet praktikave të saj ndihmon, koordinon e realizon platformën e bashkëpunimit midis strukturave federative dhe atyre të BSPSH- së në nivel rajoni e rrethi, në planin e brendshëm, si dhe në atë ndërkombëtar.
BSPSH mbështet çdo federatë që kërkon të përfaqësojë kërkesat e interesat e saj social-ekonomike përballë pushtetit qëndror apo lokal.
BSPSH nëpërmjet personelit administrativ e studimor të saj, mbështet e ndihmon federatat me programe studimore e statistikore për zbatimin e politikave sindikale në drejtim të tregut të punës, uljes së varfërisë, shërbimeve të punësimit, sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe reformave të pensionit.
BSPSH në bashkëpunim me seksionet sindikale, ndihmon e ndjek lidhjen e zbatimin e kontratve të nivelit të II, në rajone e rrethe nëpërmjet strukturave të saj të territorit.
BSPSH ndihmon, mbështet e organizon kurse dhe seminare për trajnimin e kualifikimin sindikalist të aktivit të zgjedhur nga federatat dhe rajonet.
BSPSH mbështet dhe krijon kushte për veprimtarinë sindikale të federatave nëpërmjet zyrave në qendër dhe në rrethe brenda mundësive financiare të buxhetit të saj.