STATUTI i BSPSH-së

Print

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ( BSPSH) është organizatë vullnetare gjithëkombëtare e themeluar për të realizuar përfaqësimin e punonjësve shqiptarë në mbrojtje të interesave të tyre social ekonomike.
BSPSH përfaqëson interesat e anëtarësisë në kushtet e pluralizmit politik pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, të racës, gjinisë, bindjeve politike e fetare.
BSPSH është themeluar më 11.03.1991, si pjesë aktive e ndryshimeve politike në vendin tonë. Ajo ka qenë një ndër institucionet e para demokratike të vendit, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmbysjen e diktaturës komuniste, vendosjen e pluralizmit dhe fitoren e pushtetit demokratik.

Për të shkarkuar të plotë Statutin klikoni link-un e mëposhtëm:
Statuti i BSPSH-së.