KËSHILLI KOMBËTAR I BSPSH-s

Print

Këshilli Kombëtar i BSPSH-së eshte organi vendimor i BSPSH, i cili drejton dhe bashkërendon veprimtarinë e tij në zbatim të detyrave të Kongresit dhe te  Asambles[Kombëtare të BSPSH.
Ai përbëhet nga:
Presidenti dhe Zv/Presidenti.
Kryetarët e federatave, Kryetarët e sindikatave të Qarkut (Prefekturës).
Sekretariati, Përfaqësuesja e Forumit të Gruas dhe të  Rinisë, Kryetari i Komisionit të Revizionimit.

Në mbledhje të Këshillit Kombëtar për probleme të ndryshme, Presidenti fton të marrin pjesë specialistë nga personeli administrativ i BSPSH.
Këshilli Kombëtar drejtohet personalisht nga Presidenti e në mungesë të tij nga  Zv/ Presidenti.
Përbërja  e Këshillit Kombëtar miratohet nga Asambleja Kombëtare e BSPSH-së.
Këshilli Kombëtar zakonisht mblidhet jo më pak se tri herë në vit. Ai mund të thirret jashtë radhe me kërkesë të Presidentit ose me 50% + 1 të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.