Është sindikatë e organizuar në nivel kombëtar e njohur juridikisht nga vendimi i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë nr.751 datë 06.03.2001 .
Programi dhe qëllimet : SPESH është organizatë sindikale e pavarur që bashkon gjithë punonjësit e sistemit elektro-energjitk për të mbrojtur të drejtat ekonomike -sociale -juridike të anëtarëvë të saj .
Sindikata elektro-energjtike Shqiptare synon të realizojë interesat e anëtarësisë së saj në kushtet e një shoqërie demokratike dhe pluraliste që punon për prosperitetin , për përmirësimin e nivelit të jetesës dhe rritjes së dinjitetit kombëtar të shqiptarëve . SPESH shpreh qartë në Statut dhe programet e saj mbrojtjen me mjete ligjore demokratike dhe kushtetuese të interesave ekonomike sociale dhe juridike të anëtarësisë së saj . Ajo punon për realizimin e të drejtave në marrëdhëniet e punës , të shpërblimit , të mbrojtjes nga diskriminimi , të zbatimit të legjislacionit të punës në kuadrin e dialogut social nëpërmjet aksioneve sindikale të negocimeve, si dhe formave të tjera demokratike .
E drejta e anëtarësimit : Në SPESH mund të anëtarsohen të gjithë punonjësit e elektro-energjitkës shqiptare .Anëtarësimi i çdo punonjësi bëhët nëpërmjet kërkesës me shkrim pranë organizatës sindikale të qendrës së punës ose në strukturat sindikale të rrethit.
Shtrirja sindikale e SPESH bëhet sipas strukturës administrative të Kompanisë KESH, të Kompanisë OST dhe CEZ Shpërndarjes.
Strukturat drejtuese :
- Këshilli kombëtar
- Presidenti
- Zv/Presidenti
- Sekretar i Përgjithshëm
- Këshillat Sindikal të Kompanive
- Këshillat Sindikal të nivelit të bazës
Selia: Pranë Kompanisë KESH.
Presidenti z. Njazi Sinani