Më 16 Qershor 2012 në qytetin e Elbasanit në kuadër të zhvillimit të Kongresit të VItë të SPMSH u zhvillua Konferenca zgjedhore e rajonit minerar të Elbasanit.
Në konferencë morën pjesë rreth 60 delegatë që përfaqësonin anëtarësinë sindikale të punonjësve të farikës së çimentos, gurores , të uzinës së ferokromit dhe sektorit të metalurgjisë me të drejtë vote nga strukturate e tyre sindikale vendimmarrëse.
Në konferencën zgjedhore të rajonit të Elbasanit mori pjesë Presidenti i SPMSH z. Gëzim Kalaja, si dhe të deleguarit e Kryesisë së Përgjithshme të SPMSH z. Sami Kariqi zv/President i SPMSH , z. Jonuz Xhetani ,zv/President për problemet organizative dhe z. Ahmet Kateshi , Kryetar i Sindikatës të Rajonit Minerar Tiranë .
Raportin mbi aktivitetin dhe veprimtarinë sindikale midis dy konferencave zgjedhore e mbajti z. Romeo Haskaj , i cili në emër të Këshillit Sindikal vlerësoi punën dhe veprimtarinë e sindikatës gjatë 4 vjetëve dhe ndihmën e vlefshme që kanë dhënë drejtuesit e strukturave qëndrore të SPMSH në drejtim të edukimit sindikalist , si dhe në hartimin dhe realizimin e elementëve të kontratës kolektive në përgjithësi dhe të asaj të fabrikës së çimentos në veçanti .
Mbas pyetjeve dhe diskutimeve të delegatëve rreth raportit e mori fjalën z. Gëzim Kalaja Presidenti i SPMSH , i cili pasi vlerësoi punën dhe aktivitetin 4 vjeçar të Sindikatës Rajonale të Elbasanit, informi delegatët e konferencës zgjedhore mbi realizmin e objektivave të Kongresit të Vtë të SMPSH në drejtimin politiko- organizativ, atë social – ekonomik , si dhe në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të kërkesave dhe kushteve të punës në kuadrin e punës së denjë .
Gjatë fjalës përshëndetëse z. Gëzim Kalaja vlerësoi nënshkrimin e Akt-Marrëveshjes midis Qeverisë - Sindikatës dhe Punëdhënësve e cila gjatë zbatimit të saj ka patur mjaft impakte pozitive sidomos për konsumatorët familjar në ruajtjen e pandryshueshme të çmimit të energjisë elektrike për një periudhë relativisht të gjatë, gjë që duhet vlerësuar nga e gjithë anëtarësia sindikale si dhe përfitimin që kanë punonjësit nga rritja dy herë rradhazi e pagës minimale.
Gjithashtu z. Kalaja informoi delegatët e konferencës për projekt-detyrat e reja që do t’i paraqiten Kongresit të VI të të SPMSH sidomos çështjet e përmirësimit të mëtejshëm të kushteve të punës, sigurisë së shëndetit, sigurimeve shoqërore e shëndetësore, dhënien e asistencës ligjore më të kualifikuar , si dhe objektivitetin e qëndrimit real të kërkesave që kanë të bëjnë më moshën e daljes në pension të punonjësve të indrustrisë së rëndë, në veçanti punonjësve të nëntokës për barazimin e pensioneve të plota të këtyre punonjësve me punonjësit e aviacionit civil.
Në fund , Konferenca kaloi në procedurën e votimit dhe sipas vendimit të Komisionit të Votimit , Kryetar i sindikatës të rajonit minenar të Elbasanit me shumicë u votash z. Romeo Haskaj, i cili në fjalën e tij mbyllëse u zotua për realizimin e detyrave që do shtrojë Kongresit iVItë i SPMSH dhe kaloi për votim rezolutën e konferencës si mëposht :
Shkarkoni te plote REZOLUTEN