BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

21 qershor 2014, MBAHET KONFERENCA ZGJEDHORE BSPSH KORÇË

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Në kuadrin e zbatimit të programit të fushatës zgjedhore për Kongresin e 6të të BSPSH-së në Voskopojë , më datën 21 qershor 2014 u mblodh Konferenca e 6të e BSPSH –së qarkut Korçë me pjesëmarrjen e 40 delegatëve përfaqësues të 12 seksioneve profesionale të BSPSH Korçë si : arsimit, shëndetësisë , ndërtimit, minierave, fasonet, telekomit , artit , transportit , ushqimit-bujqësisë , OST , komunat dhe pensionistët.
Në Konferencën zgjedhore të BSPSH Korçë mori pjesë dhe i deleguari i Këshillit Kombëtar të BSPSH-së Presidenti i saj z. Gëzim Kalaja , si dhe monitoruesi i konferencave zgjedhore Sekretari Organizativ z. Koço Jani.

Në emër të Këshillit Sindikal të BSPSH Korçë raportin e paraqiti znj. Albina Peppo , Kryetare e Këshillit Sindikal të Rrethit e cila nëpërmjet këtij raporti u bëri të njohur të gjithë delegatëve aktivitetin dhe veprimtarinë 5 vjeçare të strukturave sindikale të qarkut Korçë .
Në raport u theksua dhe vlerësua puna e mirë e këshillave të seksionve profesionale për ristrukturimin e strukturave sindikale , si ato të rrethit , seksioneve dhe këshillave sindikale të ndërmarrjes me element të ri dhe aktivist të cilët ndikuan në gjallërimin e aktiviteteve dhe veprimtarive sindikale në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes social-ekonomike të punonjësve dhe ngritjen e strukturave të reja sindikale në rrethin e Pogradecit, Devollit , Kolonjës .
Si rezultat i kësaj pune këmbëngulëse të këshillit sindikal të rrethit dhe në veçanti të Kryetares të BSPSH-së Korçë znj. Albina Peppo u arrit që në fillim të vitit 2014 të nënshkrueshin 31 kontrata kolektive,  numër ky që tregon marrëdhënie të mira bashkëpunimi e partneriteti me punëdhënësit e qarkut të Korçës .
Nëpërmjet raportit u pohua puna e mirë bashkëpunuese me zyrat e punës, inspektoriatin shtetëror në luftën e përbashkët kundër informalitetit sidomos në sektorët e ndërmarrjeve të fasoneve ku disa punëdhënës nuk shlyenin detyrimet e sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre .  
Gjithashtu, Kryetarja e Rrethit raportoi dhe mbi veprimtarinë e sindikatës së transportit 8+1 të cilët  me protestat e zhvilluara në tremujorin e parë të vitit 2014 në qarkun e Korçës dhe në Tiranë detyruan Ministrinë e Transporteve të lejonte veprimtarinë qarkulluese të automjeteve 8+1 deri në fund të vitit 2014 ose protestat e njëpasnjeshme të punonjësve të ndërmarrjes pyjore ku drejtuesit e ndërmarrjes shtetërore pushuan nga puna ¾ e punonjësve me arsim përkatës profesional  për t’i zëvendësuar ata me militantë politikë .
Rreth raportit në Konferencë diskutuan mjaft delegatë , përfaqësues të seksioneve profesionale si ato të arsimit, transportit , të bujqësisë dhe ushqimit social të cilët shtruan problemet e forcimit të bashkëpunimit me federatat, zbatimin e kontratave kolektive , si dhe vlerësuan ndihmën e dhënë nga BSPSH për mbrojtjen juridike të punonjësve të pushuar nga puna dhe në veçanti Drejtoren e Departamentit Juridik znj. Arjola Alika .  
Në konferencë e mori fjalën dhe President i BSPSH-së z. Gëzim Kalaja i cili mbasi vlerësoi arritjet e objektivave të ngarkuara të BSPSH-së të qarkut Korçë , theksoi rëndësinë e vlersimit të vendimeve të forumeve qëndrore të BSPSH-së , të ndryshimeve të reja në Statutin e saj sidomos në përsosjen e proceseve demokratizuese të procedurave dhe të organizimit sindikalist , si dhe çështje të mbrojtjes të interesave social-ekonomike sidomos ndaj programit shtrëngues të qeverisë të kohëve të fundit, që prekin çështjen e pagave, rritjen e taksave dhe tatimeve .  
Një rëndësi të veçantë në fjalën e tij , Presidenti i kushtoi problemeve në ndërmarrjet fasoniste ndaj masave jo sociale qa kanë marrë punëdhënësit në bashkëpunim me qeverinë , si ajo e uljes së pagës minimale ose e mosplotësimit të kushteve të punës dhe mbrojtjes shoqërore siç janë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore .  
Presidenti i BSPSH-së ju bëri të njohur delegatëve të Konferencës disa element të politikës sociale në fushën e pensioneve ku BSPSH i ka paraqitur projekt-draftit të qeverisë , vërejtjet e saj. Në fund të fjalës Presidenti vlerësoi zhvillimin e punimeve të Konferencës me nivel të lartë , si dhe përgëzoi punën shumë të mirë të drejtuesve të Këshillit Sindikal të rrethit Korçë dhe në veçanti të Kryetares  të saj znj. Albina Peppo.  Zoti Kalaja i propozoi delegatëve si kandidate për Kryetare të BSPSH-së qarkut Korçë për periudhën e ardhshme 5 vjeçare znj. Albina Peppo.  
Në fund Konferenca zgjedhore kaloi në proçedurat e votimit nën monitorimin e Sekretariatit të Organizimit të BSPSH-së , ku me shumicë votash kandidatja znj. Albina Peppa u zgjodh Kryetare e BSPSH-së Korçë.  
Në fjalën përshëndetëse znj. Peppo falenderoi për besimin forumet qëndrore të BSPSH-së , delegatët e Konferencës dhe në kuadrin e detyrave dhe programit për 5 vjeçarin e ardhshëm i kërkoi konferencës miratimin e Rezolutës për drejtimet si mëposhtë vijon :
1-    Vazhdimësinë  e dialogut social me pushtetin vendor dhe zyrat e punës
2-    Bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe forcimin e mëtëjshëm të dialogut social me punëdhënësit në qarkun e Korçës .
3-    Rritjen e numrit të anëtarësisë sindikale e konkretizuar me rritjen e numrit të kontratave kolektive .
4-    Trajnim dhe formim sindikalist të të zgjedhurve në strukturat sindikale të ndërmarrjes nëpërmjet bashkëpunimit me departmentin e edukimit të BSPSH-së dhe mundësive reale të Këshillit Sindikal të rrethit Korçë .
5-    Bashkëpunim dhe përmirësim të punës koordinuese të seksioneve sindikale  të profesioneve me drejtuesit e federatave  për zgjidhjen sa më mirë të problemeve ekonomike-  sociale të  punonjësve .

korca-S konferenca-korce-S konferenca-korce-foto-S
     
 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Kongresi i VI I BSPSH 21 qershor 2014, MBAHET KONFERENCA ZGJEDHORE BSPSH KORÇË