Në Kongresin e 6- të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë morën pjesë delegacione nga Europa dhe SHBA. Kongresin e përshëndetën Konfederata Botërore e Sindikatave, AFL-CIO-s amerikane, Solidarnosc Poloni, BSP Kosovë dhe drejtuesit e sindikatave të rajonit. Gjithashtu Kryetari i PD Lulzim Basha
Kongresi i 6-të i BSPSH-së, i zhvilloi punimet më 6-7 Shtator 2014. Të shoqëruar nga “Marshi i Triumfit”, flamurtarët vendosën në tribunën qëndrore flamujt e federatave duke shënuar kështu fillimin e punimeve të Kongresin të VI-të, të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Pas shfaqes së dokumentarit mbi historikun e BSPSH-së, moderatori i dha fjalën z. Imir Kambo i cili është një nga nismëtarët për krijimin e BSPSH-së. Pas kësaj fjale përshëndetëse, Presidenti i BSPSH z. Gëzim Kalaja ftoi presidiumin për drejtimin e seancës së parë. Pas ekzekutimit të “Himnit Kombëtar” u deklarua pjesëmarrja nga Kryetari i Komisionit të verifikimit të mandateve. Në këtë kongres morën pjesë 393 delegatë, nga 400 delegatë të mandatuar, të cilët përfaqësonin të gjitha strukturat profesionale dhe rajonale të vendit. Ndryshe nga kongreset e kaluara, mbi 30 % të delegatëve pjesëmarrës të këtij kongresi, e përbënin gratë dhe të rinjtë. Presidenti i BSPSH prezantoi programin e punimeve të Kongresit dhe kërkoi miratimin e komisionit të votimit, dhe të sekretarisë së Kongresit. Në Kongres morën pjesë delegacione nga vende të ndryshme të Europës dhe nga SHBA. Mori pjesë dhe e nderoi Kongresin e VI-të, Enisa Salimovic PERC/ITUC, Rudy Porter AFL-CIO amerikane, Bogdan Bis Zv/ President, Robert Swewczy Solidarnosc Poloni, Mahmut Arslan, Merita Jegeni Yilldiz HAK-IS Turqi, Haxhi Arifi, Alush Sejdiu BSPK Kosovë, Slobodan Antovski, Divna Zmejkovska UNASM Maqedoni, Stefano Mastrovincenzo, Fausto Mazzieri CISL Itali, Antonio Morandi CGIL Nazionale Itali, Fotiod Koleventis Zv/ President, Kyriaki Psarogiani GSEE Greqi. Gjithashtu Kongresin e nderoi me pjesëmarrjen e tij, Kryetari i PD, z. Lulzim Basha.
Foto nga Kongresi i 6-te i BSPSH | ||